"SHOQATA E KOSOVĖS PĖR APLIKIMIN E ULTRATINGULLIT NE MJEKĖSI" nė mbledhjen e saj konstituive, tė mbajtur nė Prizren mė 22.12.2001, nė bazė tė Vendimit mbi themelimin e saj dhe Rregullores pėr themelimin e OJQ-ve tė UNMIK Nr. 22/99 miratoi,
S T A T U T I N
Neni 1
Shoqata pėr Aplikimin e Ultratingullit nė Mjekėsi, ėshtė asociacion i pavarur i mjekėve tė Kosovės i themeluar me vullnetin e tyre tė lirė.
Neni 2
Shoqata pėrfshinė tė gjithė mjekėt e Kosoves, qė merrėn me aplikimin e ultratingullit nė mjekėsi, tė cilėt shprehin vullnetin, dhe kanė interes, pa marrė parasysh pėrkatėsin e tyre kombėtare dhe fetare, me qėllim tė kontribuojnė pėr ngritjen dhe pėrparimin profesional e shkencor nė kėtė lėmė.
Neni 3
Shoqata pėr Aplikimin e Ultratingullit nė Mjekėsi, ushtron veprimtarinė e vetė tė pavarur. Ajo bashkėpunon me shoqata dhe institucione shoqėrore, shkencore, ekonomike dhe asociacione tė tjera tė Kosovės dhe jashtė saj. Ajo anėtarėsohet nė asociacione tė ngjashme nė Kosovė dhe jashtė vendit.
Neni 4
Emėrtimi i shoqatės ėshtė "SHOQATA E KOSOVĖS PĖR APLIKIMIN E ULTRATINGULLIT NĖ MJEKĖSI" (SHKAUM)
Kosova Association for Ultrasound Aplication in Medicine" Shoqata ka cilėsinė e pėrsonit juridik.
Neni 5
Selia e Shoqatės ėshtė nė Prizren.
Neni 6
Shoqata ka vulėn e rrumbullaket, emblemėn, llogarinė e saj rrjedhėse-xhirollogarinė, e-mailin dhe Web site. Vula e Shoqatės pėrmban tekstin e shenuar nga neni 4, nė gjuhėn shqipe dhe anglishte. Nė mesin e vulės duhet tė jetė simboli-emblema e shoqatės.
Neni 7
Shoqata mund tė themelojė seksione dhe forma tė tjera tė organizimit nė pajtim me nevojat dhe orientimet e veta programore.
Neni 8
Shoqatėn e pėrbėjnė tė gjithė anėtarėt e anėtarėsuar nė tė. Anėtar i rregullt i Shoqatės mund tė jetė ēdo mjek qė ka pėrgatitjen ultrasonografike, gjegjėsisht, qė punon nė diagnostikėn ultrasonografike dhe ėshtė banor i Kosovės. Anėtar nderi i Shoqatės mund tė jetė personi, i cili ka kontribuar nė shkencė, kulturė dhe ka ndihmuar nė zhvillimin e Shoqatės, si nė vend ashtu edhe jashtė Kosovės. Anėtar me korrespondencė mund tė jenė individėt e dalluar profesionalo-shkencorė, tė cilėt kanė dhėnė dhe japin kontribut tė ēmuar nė mbarėvajtjėn e Shoqatės, por qė nuk jetojnė nė Kosovė.
Neni 9
Anėtarėt e Shoqatės identifikohen me libreza tė anėtarėsisė.
Neni 10
Shoqata mund tė pėrjashtojė nga anėtarėsia secilin anėtar, i cili nuk i zbaton dispozitat e Statutit, Programit dhe vendimet, tė cilat i miraton Kuvendi, Kryesia apo organet e tjera tė Shoqatės. Vendimin pėr pėrjashtim e merr Gjykata e Nderit me propozim tė Kryesisė. Kundėr vendimit tė Gjykatės sė nderit mund tė ushtrohet ankesė nė Kuvendin e Shoqatės, nė afat prej 15 ditesh, prej ditės sė marrjes sė vendimit.
Neni 11
Kryesia e Shoqatės, mund t'i ndajė mirėnjohje, falenderim apo shpėrblim tė posaēėm atyre tė cilėt japin kontrbut tė rėndėsishėm profesionalo-shkencor dhe material.
Neni 12
Organet e Shoqatės janė: Kuvendi, Kryesia, Gjykata e Nderit dhe Kėshilli financiar.
Neni 13
Kuvendi i Shoqatės ėshtė organi mė i lartė i saj dhe e pėrbėjnė tė gjithė mjekėt anėtarė tė shoqatės. Kuvendi mban mbledhjen e vet tė rregullt njė herė nė dy vjet dhe e thrret kryetari i kuvendit. Mbledhjet e jashtėzakonėshme tė Kuvendit mund tė thirren edhe mė shpesh nga kryetari, si dhe me kėrkesė tė mė sė paku 1/3 tė anėtarėsisė.
Neni 14
Delegatėt e Kuvendit zgjidhėn me votim tė drejtėpėrdrejtė tė shumicės sė anėtarėve tė Shoqatės. Vendimet e Kuvendit janė tė plotėfuqishme nese pėr ato votojnė shumica e numrit tė pėrgjithėshėm tė delegatėve prezentė. Nė punėn e Kuvendit marrin pjesė anėtarėt e Kryesisė, e sipas nevojės edhe kryetarėt e trupave punuese tė Shoqatės. Anėtarėt e kryesisė dhe anėtarėt e trupave kanė tė drejtė vote.
Neni 15
Kuvendi i Shoqatės ka kėto detyra dhe obligime:
· miraton statutin e Shoqatės dhe bėn ndryshimet dhe plotėsimet e tij;
· miraton programin e punės;
· zgjedh anėtarėt e Kryesisė nė mėnyrė demokratike me vota tė fshehta ose me aklamacion varėsishtė si merrėt vendimi.
· zgjedh anėtarėt e Gjykatės sė Nderit.
· vendos pėr ēėshtje tė tjera nga fushėveprimtaria e vet;
Neni 16
Kryesia e Shoqatės pėrbėhet prej 17 anėtarėve, tė cilėt i zgjedh Kuvendi i Shoqatės, me mandat prej dy vjetėsh. Anėtarėt e njejtė mund tė rizgjidhėn.
Kryesia zgjedh kryetarin, tre nėnkryetarė dhe dy sekretarė. Zzgjedhja e tyre bėhet me vota tė fshehta ose me aklamacion.
Kryetari i Shoqatės ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i Kryesisė. Kryetari i Shoqatės e pėrfaqėson Shoqatėn para tė gjitha instutucioneve dhe organeve nė vend dhe jashtė. Nė rast mungese tė tij, Shoqatėn e pėrfaqėson njėri prej nėnkryetarėve tė Shoqatės.
Neni 17
Kėshilli financiar ėshtė organ qė pėrkujdeset pėr veprimtarinė financiare tė shoqatės. Kėshilli pėrbėhet prej tre anėtarėve, tė cilet i zgjedh Kryesia e Shoqatės. Zgjedhja e tyre bėhet me vota tė fshehta ose me aklamacion.
Neni 18
Mandati i kryetarit, nėnkryetarit, sekretarėve dhe kėshillit financiar tė Shoqatės si dhe trupave tė tjerė punues zgjat 2 vjet. Anėtarėt e njėjtė mund tė rizgjedhen.
Neni 19
Shoqata nxjerrė Revistėn profesionalo-shkencore "ULTRATINGULLI NĖ MJEKĖSI", e cila ėshtė revistė zyrtare e Shoqatės, por mund tė botojė edhe tekste, broshura, reklama etj; me vendimin paraprak tė Kryesisė sė Shoqatės.
Neni 20
Kryesia e Shoqatės udhėheq me punėt e tėrėsishme tė Shoqatės, dhe pėr punėn e vetė i pėrgjigjet Kuvendit. Ajo bėnė zgjedhjen kryeredaktoreve, zėvendės kryeredaktorit, redaktorėve tė seksioneve, Kėshillit redaktues, Bordit tė redaktorėve recensues, tė revistės profesionalo-shkencore "ULTRATINGULLI NĖ MJEKĖSI".
Neni 21
Kryesia mund tė formojė trupa punues (kėshilla ose komisione), nėse pėr kėtė paraqitet nevoja.
Neni 22
Puna e Shoqatės ėshtė publike. Pėrmes organeve dhe trupave tė veta ajo komunikon me opinionin me anė tė komunikatave, apeleve , dhe formave tė tjera tė komunikimit publik.
Neni 23
Shoqata organizon "SHKOLLĖN E ULTRATINGULLIT", e cila ka per qėllim edukimin e vazhdueshėm tė mjekėve nė fushėn e ultrasonografisė. Kjo shkollė, organizohet ēdo vit dhe ka numėr tė kufizuar tė pjesėmarrėsve. Mjekėt qė vijojnė shkollėn i nėnshtrohen provimit dhe marrin diplomė. Shoqata Shpall konkurs pėr kandidatėt e interesuar. Shoqata organizon edhe seminare, simpoziume, kongrese etj.
Neni 24
Gjykata e Nderit pėrbėhet nga tre anėtarė. Vendimet e Gjykatės sė Nderit janė tė obligueshme, nėse votohen nga ana e Kuvendit tė Shoqatės.
Neni 25
Shoqata nxjerr Rregulloren e punės, e cila duhet tė pėrputhet me dispozitat e Statutit dhe Programit tė Shoqatės. Rregulloret e punės i miraton Kryesia e Shoqatės.
Neni 26
Financimi i Shoqatės bėhet permes pagesave tė anėtarėsisė nga anėtarėt e Shoqatės, donacioneve tė ndryshme, botimeve tė Shoqatės etj.
Neni 27
Vendimi pėr pushimin e punės sė Shoqatės merret nga Kuvendi i Shoqatės
Neni 28
Ndryshimi dhe plotėsimi i Statutit dhe i Programit bėhen nė mėnyrėn sipas sė cilės ėshtė miratuar. Propozimi pėr ndyshimin dhe plotėsimin e Statutit dhe Programit, tė cilin e merr Kryesia, duhet te votohen sė paku nga dy tė tretat e anėtarėve tė Kuvendit ose sė paku 51% nga numri i anėtarėve tė saj.
Neni 29
Ky Statut hyn nė fuqi nė ditėn e miratimit tė tij nga ana e Kuvendit dhe regjistrimit nė organe kompetente tė UNMIK-ut.
Prizren, mė 22.12.2001
KUVENDI THEMELUES