Kreu
Themelimi
Kryesia
Statuti
Planet
Lajme
Aktivitete
Shkolla
Foto albumi
Kontakt
Lidhje
Kosova
English
Events
 

 

JANË DHURUAR 3 APARATE ULTRASONOGRAFIKE SPITALIT RAJONAL TË PRIZRENIT DHE QKMF-SË PRIZREN

 

Si fryt i bashkëpunimit të Kryetarit të Shoqatës së Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi, Dr.sc. Selami Sylejmanit me kompaninë "ALOKA", gjegjësisht znj. Uta Schneider dhe Dr.sc. T.S.A. Geertsma, radiolog, nga Spitali “Ziekenhuis Gelderse Vallei” nga qyteti Ede i Holandës, janë dhuruar 2 aparate ultrasonografike Spital Rajonal "Prim.dr. Daut Mustafa" të Prizrenit dhe 1 për QKMF-në e Prizrenit.

Këto aparate janë dorëzuar në mënyrë solemne me rastin e Workshopit 2005, më 9 qershor 2005, dhe i fundit me rastin e ceremonisë së hapjes solemne të Simpoziumit "Prizreni 2006", më 8 qershor 2006. Në emër të donatorit, Spitalit “Ziekenhuis Gelderse Vallei” nga qyteti Ede i Holandës, aparatet i ka dorëzuar Dr.sc. T.S.A. Geertsma. Pranim dorëzimi u bë në prani të: kryetarit të Shoqatës së Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi Dr.sc. Selami Sylejmanit, Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës prof. Sadik Idrizi, drejtoreshës së "ALOKA Europe AG" znj. Uta Schneider, drejtorit të Spitalit Rajonal të Prizrenit "Prim.dr. Daut Mustafa" z. Myzafer Kalanderit, drejtoreshës së Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale znj. Mybera Mustafa, si dhe të pjesëmarrësve të evenimenteve të përmendura.

Aparatet janë të tipit ALOKA SSD 2000 Color Doppler, me sonda përkatëse, dhe paraqesin aparate të sofistikuara të cilat në atë kohë i mungonin këtyre institucioneve tona shëndetësore. Vlera e secilit prej tyre është nga rreth 30.000.