Kreu
Themelimi
Kryesia
Statuti
Planet
Lajme
Aktivitete
Shkolla
Foto albumi
Kontakt
Lidhje
Kosova
English
Events
 

 

Konferenca Pakistanezo-Kosovare e Ultratingullit  2007
Pak-Kosova Ultrasound Conference 2007

Data e mbajtjes:

30.03-01.04.2007

Vendi i mbajtjes:

Lahore, Pakistan, Pearl Continental Hotel

Numri i pjesëmarrëseve të regjistruar:

400

Numri i ligjërueseve-referueseve:

20

Përshkrimi i mbarëvajtjes së aktivitetit:

Konferenca filloi më 30 mars 2007 dhe u përmbyll më 1 prill 2007.

Pjesëmarrës nga Kosova:

  1. Dr. Fadil Kryeziu, zëvendës ministër i Shëndetësisë
  2. Dr.sc. Selami Sylejmani, kryetar i SHKAUM dhe ligjërues
  3. Dr. Sejran Abdushi, këshilltar i zv.ministrit të Shëndetësisë dhe ligjërues
  4. Z. Tahir Hoxha, anëtar i Këshillit Organizativ të Konferencës dhe referues
  5. Dorarta Sylejmani, pjesëmarrëse

Dy ditët e para u mbajtën punëtori/workshop nga lëmia e gjinekologjisë, organeve abdominale dhe sistemit muskulo-skeletal. U mbajtën ligjërata nga lëmitë e cekura e pastaj u demonstrua puna praktike me pacientë.

Ditën e tretë u mbajt seanca plenare, ku pati shumë ligjërues nga vende të ndryshme si: Pakistani, Kosova, Sudani, Britania e Madhe, SHBA, Nigeria, etj.

Dr.sc. Selami Sylejmani mbajti gjithsej 3 ligjërata nga lëmia e gjinekologjisë/obstetrikës dhe një multimedia prezentacion, ndërsa Dr. Sejran Abdushi mbajti 2 ligjërata nga ekokardiografia. Këto ligjërata zgjuan interesim të madh tek pjesëmarrësit dhe u përcollën me komente të shkëlqyeshme.

Pas përfundimit të pjesës shkencore të Konferencës, delegacioni kosovar i udhëhequr nga Dr. Fadil Kryeziu, zëvendës-ministër i Shëndetësisë, mbajtën dhe fjalën e rastit.

Me këtë rast, u kërkua nga pjesëmarrësit përkrahja mëse e nevojshme për pavarësinë e Kosovës si dhe krijimi i kushteve për bashkëpunim shkencor-profesional ndërmjet dy vendeve.

Një fjalim mjaft emocionues mbajti dhe Z. Ghulan Rasul Zahid nga Pakistani, ish epror i policisë së UNMIK-ut. Ai foli në superlativ mbi mbresat e tij gjatë qëndrimi me mision në Kosovë për 2 vite. Ai është autor i librit të parë në gjuhën Urdu që i dedikohet Kosovës.

Z. Tahir Hoxha u paraqit me një prezantim multimedial lidhur me të dhënat e përgjithshme dhe historinë e Kosovës, luftën në Kosovë ilustruar me foto të masakrave dhe në përfundim me një album fotografish të bukurive të Kosovës si dhe të qyteteve të saj.

Në shenjë mirënjohjeje për aktivitet shkencor u shpërblyen Dr.sc. Selami Sylejmani dhe Dr. Sejran Abdushi, gjersa Dr. Fadil Kryeziu dhe Z. Tahir Hoxha morën mirënjohje për kontributin e dhënë në organizimin e Konferencës.

Konferenca u përmbyll me intonimin e himnit të Kosovës dhe të Pakistanit.

Rezultatet e pritura:

Vetë prania e Shoqatës së Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi si bashkorganizatore është një sukses i madh. Kjo ishte hera e parë që Shoqata prezantohet në nivel ndërkombëtar. Konferenca mundësoi krijimin e kontakteve dhe miqësive të reja nga mjekë të shteteve të ndryshme aziatike dhe afrikane.

Mbështetje profesionale dhe shkencore:

  • Instituti Afro-Aziatik i Shkencave Mjekësore (Pakistan)
  • Shoqata e Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi (Kosovë)
  • Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (Kosovë)
  • Shoqata e Miqësisë Pakistanezo-Kosovare (Pakistan/Kosovë)
  • Asociacion Afro-Aziatik i Ultratingullit (Pakistan)

Kryetar i Komitetit Organizativ të Konferencës:

  • Dr. Syed Amir Gilani PhD

Nënkryetarë:

  • Dr.sc.Selami Sylejmani

Kryetar i Këshillit Shkencor:

  • Dr. Syed Amir Gilani PhD

Certifikata të pjesëmarrjes për ligjërues dhe referues:

  • janë dhënë për të gjithë pjesëmarrësit, ligjëruesit dhe referuesit

Pikët e kreditimit:

caktohen në bazë të rregullores së Bordit të ZHVP-së