Kreu
Themelimi
Kryesia
Statuti
Planet
Lajme
Aktivitete
Shkolla
Foto albumi
Kontakt
Lidhje
Kosova
English
Events
 

 

SIMPOZIUMI I TRETË SHKENCOR NDËRKOMBËTAR “ULTRASONOGRAFIA DIAGNOSTIKE NË MJEKËSI 
PRIZRENI 2005”

 

Data e mbajtjes: 09-10 Qershor 2005
Vendi i mbajtjes: Prizren Kosovë, Motel Restorant NAFRON
Numri i pjesëmarrëseve të regjistruar: 603
Numri i pjesëmarrëseve jashtë Kosovës: 77
Ligjërues ekspert - referues ndërkombëtar, pjesëmarrës në aktivitet: 18
Përshkrimi i mbarëvajtjes së aktivitetit: Ky Simpozium, i treti me radhë, në vazhdimësi tregon një rritjeje edhe për nga cilësia profesionale dhe shkencore e edhe për numri i pjesëmarrëseve. Edhe në këtë simpozium si në dy të mëparshmit, pos problemit të infrastrukturës ku për momentin në asnjë qytet të Kosovës nuk ka mundësi të sistemohen më shumë se 600 pjesëmarrës pa ndonjë vështirësi e cila nuk qon peshë sa i përket anës shkencore për të cilën gjë edhe organizohen këto aktivitet, pjesa shkencore ishte në nivelin më të lartë të mundshëm. Kësaj i ndihmuan dhe i prijnë dy shkencëtar të mëdhenj të diagnostikës ultrasonografike nga Kroacia (Prof.dr.Ivan Drinkovic, kryetar i Shoqatës Kroate për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi dhe Biologji, nënkryetar i Shoqatës botërore të Senologëve si dhe Prof.dr. Vida Demarin, e cila për herë të parë në nivelin më të lartë shkencor shpalosi mundësit e diagnostikës ultrasonografike në sistemin nervor qendror. Kur kësaj i shtohet edhe kontributi shkencor i Prof.Orion Gliozhenit, Prof.A. Poposka, Dr.Carone, Dr.L.M.Shonauder, Dr.Taco Gresma nga Holnda dhe grupi eksperteve nga Bosnja dhe Hercegovina, atëherë ky është maksimumi i kënaqësisë shkencore. Edhe kësaj radhe si gjithnjë nuk munguan edhe ekspert-profesionist kosovar në këtë lëmi të diagnostikës ultrasonografike, si: Dr. sc. Selami Sylejmani, Prof. Dr. sc. Shefqet Lulaj, Prof. dr. sc. Nexhmi Hyseni, Prof. dr. Cen Bytyqi, Dr. Gëzim Lipoveci, Dr. sc. Gani Bajraktari, Dr.Sejran Abdushi etj. 
Rezultatet e pritura: Rezultatet e parashikuara u plotësuan deri në fund. Kështu pjesëmarrja i tejkaloi edhe parashikimet më optimiste tonat, niveli shkencor poashtu, duke filluar nga prezantimi i punimeve, diskutimet shumë të gjalla interesante dhe jo tendencioze e shumë konstruktive ishin përfitim i madhe shkencor. Ky simpozium me të dhënat shkencore që ofron, dal nga dal bëhet shkollë e diagnostikës ultrasonografike.  
Mbështetja materiale: Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, Kuvendi Komunal Prizren, Kompania ALOKA, Kompania Troge Medical, Leka Med-Farmakos, një pjesë nga  kotizimi i pjesëmarrëseve i cili nuk ka qenë  ndërsa u ndihmua edhe nga Spitali Regjional Prizren, Kompania Dukagjini Pejë, firma dhe barnatore lokale dhe nga qytete të tjera. U ndihmua edhe nga kotizimi i një numri të konsiderueshëm i pjesëmarrëseve, sidomos formës së pagesës së kotizimimit nëpërmes të institucioneve përkatëse prej nga vjen pjesëmarrësi, pasi se hyrja në simpozium nuk është kushtëzuar detyrimisht me pagesë të kotizimit, si edhe në të gjitha simpoziumet tjera edhe në këtë simpozium të gjithë mysafirët janë liruar nga pagesa e kotizimit dhe u janë bartur edhe shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit. Pjesa tjetër e shpenzimeve u mbulua nga ana e organizatorit. 
Mbështetje profesionale dhe shkencore:
  • Fakulteti i Mjekësisë Universiteti i Prishtinës
  • Fakulteti i Mjekësisë Universiteti i Tiranës
  • Qendra Klinike Universitare Prishtinë, dhe
  • Qendra Spitalore Universitare Tiranë.
Kryetar i Komitetit Organizativ të Simpoziumit:
  • Dr.sc.Selami Sylejmani
Nënkryetarë:
  • Prof.dr.sc.Cen Bytyqi dhe
  • Dr.med. Selman Muqaj
Kryetar i Këshillit Shkencor:
  • Prof.dr.sc.Nexhmi Hyseni
Anëtar të Këshillit Shkencor:
  • Prof.dr.sc. Cen Bytyqi
  • Dr.sc.Selami Sylejmani
  • Prof.dr.sc.Shefqet Lulaj
  • Dr.sc.Avdyl Krasniqi
  • Dr.med.Gëzim Lipoveci
Certifikata të pjesëmarrjes për ligjërues dhe referues: janë dhënë për të gjithë pjesëmarrësit, ligjëruesit dhe referuesit
Pikët e kreditimit: caktohen në bazë të rregullores së Bordit të ZHVP-së