Kreu
Themelimi
Kryesia
Statuti
Planet
Lajme
Aktivitete
Shkolla
Foto albumi
Kontakt
Lidhje
Kosova
English
Events
 

 

LIGJËRATË:
BASHKËPUNIMI NË MES TË MJEKUT - FARMACISTIT DHE PACIENTIT

 

Data e mbajtjes: 08.07.2004
Vendi i mbajtjes: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Prizren, Kosovë
Numri i pjesëmarrëseve: 100
Ligjërues ekspert - referues ndërkombëtar, pjesëmarrës në aktivitet Prof.dr.sc. Gjergji Minga, Shqipëri, Profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, Shqipëri
Përshkrimi i mbarëvajtjes së aktivitetit: Ky aktivitet-ligjëratë, u organizua nga Shoqata e Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi në bashkëpunim me Asociacionin e Farmacisteve te Kosovës dhe Drejtorinë për Shëndetësi dhe çështje gjinore të Kuvendit të Komunës Prizren. Ishte kjo një nevojë, për të dëgjuar pikëpamjet e një eksperti me përvojë kolosale në këtë drejtim. Ligjërata ishte e organizuar në dy pjesë: Në njërën pjesë ligjëroi profesor Gjergji Minga dhe i ofroi të gjitha të dhënat e nevojshme për këtë bashkëpunim në të mirë të shëndetit të pacientit, dhe në pjesën e dytë, ishte një bashkëbisedim në mes të Prof.dr.sc. Gjergji Mingës dhe pjesëmarrëseve dhe vet pjesëmarrëseve ne mes veti.
Rezultatet e pritura: Nga kjo ligjëratë dhe ky debat shkencor shumë i “nxehtë” dhe shumë konstruktiv, u arrit konkluzioni se: Nuk ka mjekim të suksesshëm të pacientit, pa bashkëpunim të mirë dhe të suksesshëm në mes të mjekut, farmacistit dhe pacientit.
Mbështetja materiale: Nga organizatoret e ligjëratës: Shoqata e Kosovës për Aplikimin e ultratingullit ne Mjekësi, Asociacioni i Farmacisteve të Kosovës dhe Drejtoria për Shëndetësi Mirëqenie Sociale dhe çështje gjinore e Kuvendit të Komunës Prizren.
Certifikata për pjesëmarrje, ligjërues dhe referues: Janë dhënë për të gjithë pjesëmarrësit e Simpoziumit.
Pikët e kreditimit: Caktohen në bazë të rregullores së Bordit të ZHVP-së