Kreu
Themelimi
Kryesia
Statuti
Planet
Lajme
Aktivitete
Shkolla
Foto albumi
Kontakt
Lidhje
Kosova
English
Events
 

 

SIMPOZIUMI I DYTË SHKENCOR NDËRKOMBËTAR “ULTRASONOGRAFIA DIAGNOSTIKE NË MJEKËSI 
PRIZRENI 2003”

 

Data e mbajtjes: 13-14 Qershor 2003
Vendi i mbajtjes: Prizren Kosovë, Hotel “Theranda”
Numri i pjesëmarrëseve të regjistruar: 419
Numri i pjesëmarrëseve jashtë Kosovës:
Shqipëri 49
Itali 3
Maqedoni 8
Mali i Zi 1
Zvicër 2
Japoni 1
B. dhe Hercegovina 7
Holandë 1
SHBA 1
Turqi 1
Greqi 1
Gjermani 4
Ligjërues ekspert - referues ndërkombëtar, pjesëmarrës në aktivitet: 35
Përshkrimi i mbarëvajtjes së aktivitetit: Ky Simpozium tregoji se Shoqata e Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi tani më ka gjetur formën më të mirë për ti bashkuar të gjithë mjekët që kanë nevojë për të reja profesionale dhe shkencore në diagnostikën ultrasonografike në mjekësi. Simpoziumi, pasoji pas përfundimit të pjesës së parë të ligjëratave të mbajtura në shkollën e diagnostikës ultrasonografike në mjekësi. Në këtë Simpozium u lexuan 69 punime profesionale dhe shkencore, nga të gjitha lëmit e mjekësisë. Gjysma e punimeve profesionale dhe shkencore u ligjëruan nga pjesëmarrës te huaj, ku vlen te veçohen: Guiseppe D’Amato, Instituti Shkencor San Debellis, Bari Itali, Henryk Siniawski, Shpëtim Telegrafi, Orion Glozheni, Maksim Çela, Vanesa Beslagić, Faruk Dalagija, Cem Ücel, Amela Mornjaković, Alma Idrizi, Besima Hadžihasanović, Domenico Carone, Luca M Schonauer, Rubena Moisiu, Astrit Bimbashi, Andrzej Siniawski, Mihail Tase etj., si dhe nga profesionist të dëshmuar nga vendi si: Selami Sylejmani, Cen Bytyqi, Shefqet Lulaj, Orhan Kubati, Ramush Bejiqi, Nexhmi Hyseni, Gëzim Lipoveci, Sejran Abdushi etj.
Rezultatet e pritura: Vet pjesëmarrja shumë e madhe (për të dytën herë) është rezultat në vete. Vazhdon interesimi shumë i madh i mjekeve nga të gjitha vendet e Kosovës, e kësaj radhe edhe pjesëmarrja edhe e një numri të madh edhe të pjesëmarrëseve nga jashtë Kosovës. Këto të dhëna flasin për nivelin shumë të lart profesional dhe shkencor të Simpoziumit. Edhe gjatë këtij simpoziumi si me rastin e simpoziumit të parë numri i të interesuarve për ndjekjen e këtij aktiviteti shkencor ishte i njëjtë që nga fillimi e deri në mbyllje të simpoziumit, që edhe kjo flet për suksesin e plot të këtij aktiviteti shkencor. Për herë të dytë pjesëmarrësit i freskuan njohurit e veta me të dhëna shkencore te të gjitha profileve të diagnostikës ultrasonografike, nga se për momentin ky aktivitet është i vetmi burim i dijes dhe aftësimit në diagnostikën ultrasonografike në mjekësin kosovare. 
Mbështetja materiale: Edhe për këtë Simpozium,  fillimisht i jemi drejtuar për mbështetje materiale, Ministrisë së shëndetësisë së Kosovës (Bordit për edukim të vazhdueshëm) por ky bord nuk ka pasur mundësi-mjete për të na ndihmuar. Simpoziumi është ndihmuar nga promotori dhe mbështetësi kryesor, Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Kompania ALOKA, Leka Med Prishtine, një pjesë nga  kotizimi i një numri të pjesëmarrëseve qe është bërë me shumë nëpërmes të institucioneve, pasi se hyrja në simpozium nuk u kushtëzua detyrimisht me pagesë të kotizimit. Pjesa tjetër e shpenzimeve u mbulua nga ana e organizatorit. U ndihmua edhe nga Spitali Regjional Prizren, Kompania Dukagjini Pejë, firma dhe barnatore lokale dhe nga qytete te tjera. Pjesa tjetër e shpenzimeve u mbulua nga ana e vet organizatorit. 
Mbështetje profesionale dhe shkencore:
  • Fakulteti i Mjekësisë Universiteti i Prishtinës
  • Fakulteti i Mjekësisë Universiteti i Tiranës
  • Qendra Klinike Universitare Prishtinë, dhe
  • Qendra Spitalore Universitare Tiranë.
Kryetar i Komitetit Organizativ të Simpoziumit:
  • Dr.sc.Selami Sylejmani
Nënkryetarë:
  • Prof.dr.sc.Cen Bytyqi dhe
  • Dr.med. Gëzim Lipoveci
Kryetar i Këshillit Shkencor:
  • Prof.dr.sc.Nexhmi Hyseni
Anëtar të Këshillit Shkencor:
  • Prof.dr.sc. Cen Bytyqi
  • Dr.sc.Selami Sylejmani
  • Prof.dr.sc.Shefqet Lulaj
  • Dr.sc.Avdyl Krasniqi
  • Dr.med.Gëzim Lipoveci
  • Dr.med.Hysni Gërguri.
Certifikata të pjesëmarrjes për ligjërues dhe referues: janë dhënë për të gjithë pjesëmarrësit, ligjëruesit dhe referuesit
Pikët e kreditimit: caktohen në bazë të rregullores së Bordit të ZHVP-së