Kreu
Themelimi
Kryesia
Statuti
Planet
Lajme
Aktivitete
Shkolla
Foto albumi
Kontakt
Lidhje
Kosova
English
Events
 

 

LIGJËRATË:
ANOMALITË E LINDURA TË ZEMRËS TE FËMIJËT DHE DIAGNOSTIKIMI ME KOHË I TYRE

    Data e mbajtjes: 05. 07. 2002
    Vendi i mbajtjes: Shtëpia e Shëndetit Prizren, Kosovë
    Numri i pjesëmarrëseve: 52
    Numri i pjesëmarrëseve jashtë Kosovës të regjistruar në aktivitet: 1
    Ligjërues ekspert ndërkombëtar: Prof.dr.sc.Enrico Chiappa, Division of Pediatric Cardiology, Azienda Ospedaliera Materno-Infantile O.I.R.M.-S. Anna, Turin, Italy
    Përshkrimi i mbarëvajtjes së aktivitetit: Në këtë aktivitet-ligjëratë morën pjesë 52 mjek, shumica pediatër nga Prizreni dhe komunat për rreth. Ligjërata zgjoi interesim dhe kërshëri te të pranishmit dhe, vetëm koha e shkurtër e organizimit tuboi numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish. 
    Rezultatet e pritura: Nga kjo ligjëratë i një eksperti me përvojë, u përfitua shumë, sepse të pranishmit erdhën në përfundim se janë pak anomali të lindura të zemrës që nuk ka mundësi të korrigjohen si dhe suksesi i trajtim-mjekimit të tyre varet nga koha e zbulimit.
    Mbështetja materiale: Këto shpenzime janë mbuluar nga organizatorët e ligjëratës. Në këtë aktivitet shkencor, pjesëmarrja ka qenë pa pagesë të kotizimit. 
    Organizator të ligjëratës: Kryesia e Shoqatës së Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi  (Kryetari:  Dr.sc. Selami Sylejmani dhe sekretari:  Dr.med. Gëzim Guhelli) si dhe Drejtoria e Shtëpisë së Shëndetit Prizren.
    Certifikata për pjesëmarrës: janë dhënë për të gjithë pjesëmarrësit
    Pikët e kreditimit: caktohen në bazë të rregullores së Bordit të ZHVP-së